.

vije ndarëse

Postuar më: 14/12/2021

Ngritja e Urdhrit të Punonjësit Social

Njoftim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të angazhimit të vazhduar dhe përmbushjes së të gjitha proceduarve në zbatim të Ligjit Nr.163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqiperisë”, i ndryshuar, Neni 18, njofton mbledhjen e Asamblesë së Parë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, e cila do të votojë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Urdhrit.
Pas publikimit të Thirrjes për Aplikim për kandidaturat për organet drejtuese, në faqen zyrtare të Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Socialë në datën 03.11.2021 në linkun http://shendetesia.gov.al/njoftime-2/ janë shqyrtuar nga ana e Komisionit të Përkohshëm për organizmin e zgjedhjeve të para të Urdhrit të Punonjësve Socialë, të gjitha aplikimet e paraqitura, në përputhje me kriteret e shpalluara. Në datën 3 dhjetor 2021, është publikuar edhe lista e kandidatëve të kualifikuar, për të garuar për organet drejtuese të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, në linkun https://shendetesia.gov.al/njoftime-2/
Lista finale e 5 kandidatëve për Krytar/e të Urdhrit të Punonjësve Socialë në fletën e votimit, nga ku do të përzgjidhet edhe Kryetari/rja e këtij Urdhri, vjen në vëmendjen tuaj, për të votuar vetëm një kandidat/e, që do përfaqësojë dhe mbrojë të gjitha interesat e komunitetetit të Punonjësve Socialë.
Nr. Emri
Atësia Mbiemri
1. Arnita Selim Ponari
2. Esjurda Naxhi Tallushi
3. Migena Hazbi Kapllanaj
4. Mirgit Mark Vataj
5. Paridjona Pandi Pire

Lista Finale e 24 kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Urdhrit të Punonjësve Socialë, në fletën e votimit, për të përfaqësuar zërin tuaj në të gjitha vendmarrjet e larta ekzekutive, nga ku ju duhet të zgjidhni 9 kandidatët që justifikojnë besimin tuaj.
Nr. Emri Atësia Mbiemri
1. Afërdita Osman Mehmeti
2 Anisa Ivzi Dizdari
3. Anisa Fiqiri Subashi
4. Arbi Ilir Basho
5. Daniela Fetih Kalaja
6. Ditmir Enver Lita
7. Elma Selim Tërshana
8. Eridjona Kozma Vallja
9. Esjurda Naxhi Tallushi
10. Estela Riza Cufo
11. Izela Vathit Tahsimi
12. Jonila Shuaip Llabani
13. Julinda Shkëlqim Vokopola
14. Klaudio Jetnor Pulaha
15. Lediona Esat Pata (Asabella)
16. Lulzime Nezir Gjyriqi
17. Marinela Sokrat Sota
18. Marsela Xhevahir Allmuca
19. Merita Mark Kaca
20. Migena Gëzim Kokeri
21. Monika Hilmi Pine
22. Orjeta Bashkim Hasanaj
23. Sabina Ilmi Belshaku
24 Silvana Neki Dragoti (Malaj)

Për më shumë detaje mbi procesin e votimit, ju lutem referojuni Rregullores së Procesit të Votimit.(bashkëlidhur)
Ngritja e Urdhrit të Punonjësve Socialë është një domosdoshmëri për konsolidimin e profesionit të Punonjësve Sociale në Shqipëri, si një garanci për rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve, zgjidhjen e problemeve sociale dhe përmbushjen e misionit të mbrojtjes sociale për të gjithë.
Asambleja e Parë e Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, do të mbahet ditën e shtunë datë 18.12.2021 nga ora 10.00 -17.00 në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Asambleja do të startojë me Plenaren, e cila do të zhvillohet nga ora.10.00- 11.00.
Procesi i votimit do të vijojë nga ora 11.00-17.00.
Ftohen të gjithë antarët e Asamblesë së Parë të regjistruar, sipas Listës bashkëlidhur, të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm ,për të mundësuar institucionalizimin e Urdhrit të Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë.
Antarësia e Asamblesë së Parë, është bazuar mbi regjistrimin paraprak të të gjithë Punonjësve Socialë, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në nenin 8 të Ligjit Nr.163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqiperisë”, i ndryshuar.
Me zgjedhjen e organeve drejtuese dhe me konstituimin e Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, të gjithë Punonjësit Socialë, që nuk janë pjesë e Listës aktuale të Asamblesë, të cilët plotësojnë kriteret ligjore, kanë të drejtën të regjistrohen dhe të jenë anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë, në çdo kohë.
Ju mirëpresim ditën e shtunë datë 18.12.2021, për të hapur një epokë të re për të gjithë Punonjësit Socialë në Shqipëri.

Rregullorja e procesit të votimit

Lista e antarëve të asamblesë me të drejtë vote