Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 4820
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Njoftim për Konsultimin Publik
Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2019-2022
“Në vijim të Rishikimit Afatmesëm të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale (SKMS) dhe planit të veprimit, si një strategji e rëndësishme dhe e vlefshme për reformat e ndërmarra nga qeverisja qëndrore në bashkëpunim me atë vendore, periudha e SKMS u zgjat deri në vitin 2022. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rishikuar dhe përditësuar dokumentin strategjik dhe planin e veprimit të mbrojtjes sociale deri në periudhën e përditësuar. Objektivi kryesor është të avancojë procesin e reformave të nisura tashmë të Ndihmës Ekonomike, të Vlereësimit Bio-Psikosocial dhe Pagesave të Aftësisë se Kufizuar, dhe të Shërbimeve Sociale, si dhe të forcojë bashkëpunimin e qeverisjes qëndrore dhe atë vendore, si dhe të grupeve të interesit, duke përgatitur një dokument strategjik dhe plan veprimi të mbrojtjes sociale të rishikuar dhe të përditësuar.
Procesi i përditësimit të dokumentit strategjik dhe planit të veprimit të mbrojtjes sociale nisi në fillim të marsit 2019, nën kujdesin dhe udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i mbështetur me asistencë teknike nga UNICEF. Procesi i përditësimit është një vijim i natyrshëm i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, i cili bazohet dhe në një vlerësim afatmesëm të strategjisë, që përcaktoi disa gjetje dhe rekomandime.
Bazuar mbi këtë analizë u propozua ky dokument strategjik dhe plan veprimi i përditësuar dhe në qershor 2019 u ndërmorën takime ku u dakordësuan gjetjet dhe propozimet, me profesionistë, eskpertë dhe aktorë të fushës së NE, PAK dhe Shërbime, përfshirë shoqatat dhe drejtoritë e shërbimet sociale bashkive, të cilat shërbyen për të përditësuar dokumentin strategjik dhe planin e veprimit të mbrojtjes sociale në linjë edhe me përparësitë sektoriale të pushtetit vendor, në kuadër të reformës së decentralizimit.
Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton të jepni kontributin Tuaj mbi dokumentin strategjik dhe planin e veprimit të mbrojtjes sociale të rishikuar, përmes një procesi konsultimi publik online, sipas legjislacionit përkatës për konsultimin publik.”
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin Tuaj
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim