Ministria e Shëndetësisë

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10093, datë 9.03.2009 "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile"

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 238

|

Statusi: Konsultim i hapur

PROJEKTLIGJI “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA  NË LIGJIN NR.10093, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE”

Ky projektligj ka për qëllim miratimin e disa ndryshimeve dhe shtesave dhe ndryshime  në  Ligjin nr.10093, “Per organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” që do të sjellin si rezultat rritjen e efikasitetit institucional dhe ndërveprimin me shoqërinë civile si aktorë kryesore në zhvillimin e një shoqërië demokratike.  

Problematikat gjatë zbatimit të ligjit nr. Nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” kanë diktuar si nevojë ndryshimet e propozuara, të cilat do të ndikojnë në mbarevajtjen e veprimtarisë së AMSHC-së dhe rritjen e efikasitetit institucional në mbështetje të shoqërisë civile.

Gjithashtu ky ndryshim vjen në vijim të gjetjeve nga Raporti i SiGMA i kryer në vitin 2025, lidhur me “Forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri”.

Objekti kryesor i këtij raporti kishte të bënte me vlerësimin e situatës aktuale si dhe dhënien e rekomandimeve me fokus forcimin e qendrës së qeverisjes së Shqipërisë, duke integruar në mënyrë efektive parimet e Qeverisjes së Përbashkët në përputhje me parimet e Administratës Publike, veçanërisht ato që lidhen me koherencën e politikave, planifikimin strategjik, hartimin e politikave të bazuara në prova dhe konsultimin me palët e interesuara, duke mbështetur kështu vendin në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, e njëkohësisht duke siguruar qeverisje më efektive, ofrim më të mirë të shërbimeve dhe zbatim të qëndrueshëm të politikave.Raporti, ndër të tjera ka evidentuar shpërndarjen e përgjegjësive që kanë qendrat e qeverisjes në vendet e OECD-së, të cilat konsistojnë kryesisht në funksionet strategjike për të gjithë qeverinë, përgatitja e programit të qeverisë dhe monitorimi i zbatimit të politikave. Në këtë kontekst, është vlerësuar se këto praktika ndërkombëtare ofrojnë njohuri të vlefshme edhe për Shqipërinë, e cila po kalon reforma gjithëpërfshirëse të qeverisjes si pjesë e procesit të pranimit në BE, duke kontribuar në identifikimin e ekuilibrit optimal midis koordinimit të centralizuar dhe mbikëqyrjes strategjike nga njëra anë, dhe delegimit efektiv dhe bashkëpunimit ndërministror nga ana tjetër, duke rritur ndjeshëm koherencën e politikave, efikasitetin administrativ dhe efektivitetin e qeverisjes. Nga sa më lart, raporti ka kryer edhe një vlerësim të situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se struktura administrative mbetet shumë e centralizuar, me 26 autoritete dhe agjenci që raportojnë drejtpërdrejt te Zyra e Kryeministrit.

Në ligjin nr. 10 093, datë 9.03.2009 "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile" bëhen ndryshime dhe shtesa gjithsej në 8 Nene . 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.