Ministria e Shëndetësisë

Projektvendim "Per miratimin e planit te veprimit per barazi, perfshirje dhe pjesmarrje te romeve dhe egjiptianeve 2026-2030 ne Republikën e Shqipërisë".

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 165

|

Statusi: Konsultim i hapur

PËR PROJEKTVENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

“PËR MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR BARAZI, PËRFSHIRJE DHE PJESËMARRJE TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE 2026-2030 NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Plani i Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030 në Republikën e Shqipërisë, është përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me mbështetjen e Programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Shqipëri “Roma Integration III”.

Projektakti synon të institucionalizojë një qasje të integruar dhe të qëndrueshme për përfshirjen sociale të pakicave rome dhe egjiptiane, duke kaluar nga ndërhyrje të fragmentuara drejt integrimit sistematik të përfshirjes sociale në politikat publike kombëtare dhe vendore.

Në këtë kuadër, Plani adreson në mënyrë të veçantë fushat prioritare të aksesit të barabartë në drejtësi dhe regjistrim civil, strehimit, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe dialogut ndërkulturor, punësimit dhe aftësimit, mbrojtjes sociale, si dhe luftës kundër antigjipsizmit.

Vizioni i Planit të Veprimit është ndërtimi i një shoqërie shqiptare të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim, ku pakicat rome dhe egjiptiane gëzojnë të drejta, mundësi dhe pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Në këtë drejtim, plani synon të sigurojë akses të barabartë në arsim, punësim, strehim, shërbime shëndetësore dhe sociale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së tyre, fuqizimin social dhe ekonomik, si dhe reduktimin e qëndrueshëm të hendekut social, ekonomik dhe kulturor ndërmjet këtyre komuniteteve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.