.

vije ndarëse

Postuar më: 19/07/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,069,365 vaksinime

19 Korrik – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,230 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,069,365 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 466,905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Ditën e sotme nis java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç. Të gjithë qyetetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën antiCovid.