.

vije ndarëse

Postuar më: 21/07/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,082,424 vaksinime

21 Korrik – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,082,424 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 472,886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në ditën e dytë të javës së vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç janë kryer 4,310 vaksinime. Java e vaksinimit vijon deri të dielën dhe të gjithë qyetetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën antiCovid.