.

vije ndarëse

Postuar më: 11/11/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,971,973 vaksinime

11 Nëntor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,971,973 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
o 1,040,015 doza të para;
o 913,524 doza të dyta;
o 18,434 doza të treta.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID.