.

vije ndarëse

Postuar më: 01/12/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 2,103,351 vaksinime

01 Dhjetor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,103,351 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
o 1,072,645 doza të para;
o 961,013 doza të dyta;
o 67,381 doza të treta.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina antiCOVID.