.

vije ndarëse

Postuar më: 30/04/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 453,255 vaksinime

30 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19,627 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.