.

vije ndarëse

Postuar më: 30/06/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 955,498 vaksinime

30 Qershor – Në ditën e parë të vaksinimit masiv +18 vjeç janë kryer 12,059 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa sot është dita e fundit e vaksinimit të hapur, ku qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955,498 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 399,246 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po vijon të kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.