.

vije ndarëse

Postuar më: 02/04/2020

2 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (02.04.2020) janë testuar 1919  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 277 raste të konfirmuara
  • 16 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 76 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 02.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 143 8
Fieri 23 1
Durrësi 30 3
Korça 16
Vlora 5 1
Elbasani 8
Lushnja 4 1
Kavaja 6 2
Shkodër 10
Lezhë 6
Kruja 5
Puka 3
Tropojë 4
Has 2
Rrogozhina 2
Berat 1
Mirdita 2
TOTAL 277 16

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë.

Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Në Spitalin COVID 2 janë vendosur ditën e sotme sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë në dërgesën tjetër, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.

Në Shërbimin Infektiv, QSUT ka mbërritur sasi e medikamentit Hidroklorikina për trajtimin e COVID-19, medikament i cili po përdoret edhe në vende të tjera të botës.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit COVID-19. Eshtë furnizuar sërish me një sasi testesh për përcaktimin e dignozës COVID-19.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë Durrës.
E vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

2. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 928 437 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 46 891.
  • Azi:          185 320 raste të konfimuara

7399 vdekje

  • Afrikë 6095 raste të konfirmuara

222 vdekje

  • Amerikë: 248 796 raste të konfirmuara

5940 vdekje

  • Oqeania : 5843 raste të konfirmuara

26 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 185 320
Kina 82395
Iran 47593
Turqi 15679
Republika e Koresë 9976
Izrael 5591
Malajzi 2908
Filipine  2311
Pakistani 2291
Japoni 2178
Indi 1965
Tajland 1771
Arabia Saudite 1720
Indonezia 1677
Singapor  1000
Katar  835
Irak  694
Emiratet e Bashkuara Arabe  664
Bahrain  569
Liban  479
Kazakistan  348
Taivan  339
Jordania  278
Kuvajt  317
Vietnam  235
Oman  210
Uzbekistan  187
Afganistan   192
Mauritus   154
Sri Lanka   143
Palestina   134
Brunei   131
Kyrgystan   112
Kamboxhia   110
Bangladeshi      54
Maldive      19
Miamare      16
Mongolia      14
Siria      10
Laos      10
Bhutan      5
Nepal      5
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 248 796
USA 216723
Kanada 9595
Brazili 6836
Kili 3031
Ekuador 2758
Meksika 1378
Peru 1323
Panama 1317
Republika Domenikane 1284
Argjentina 1133
Kolumbia 1065
Kosta Rika 375
Uruguai 338
Porto Riko 296
Hondurasi 219
Kuba 212
Venezuela 143
Bolivia 123
Trinidad dhe Tobago 89
Paraguaji 69
Aruba 55
Xhamajka 44
Guatemala 46
Barbado 45
Bermuda 32
El Salvador 41
Ishujt e Virxhinias 30
Ishujt Kajman 22
Bahamas 21
Gujana 19
Haiti 16
Sint Marten 16
Saint Lucia 13
Dominica 12
Kuracao 11
Suriname 10
Greenland 10
Grenada 10
Saint Kits dhe Nevis 8
Antigua dhe Barbuda 7
Shen Bartelemi 6
Monserat 5
Nikaragua 5
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Belize 3
Ishujt Britanik Virgin 3
Anguilla 2
Saint Vincent & Grenadines 2
Bonaire 2
Ishujt Malvinas 0
Oqeania 5843
Australia 4976
Zelanda e re 723
Polinezia Franceze 37
Guam 77
Kaledonia e re 16
Fixhi 7
Ishujt Mariana 6
Papa new Guinea 1
Afrika 6095
Afrika e jugut 1380
Algjeria 847
Egjypt 710
Maroku 654
Tunizia 394
Burkina Faso 261
Kameruni 233
Gana 195
Cote d’lvoire 190
Senegali 190
Nigeria 151
Republika Demokratike e Kongo 123
Ruanda 82
Kenia 81
Niger 74
Madagaskar 54
Uganda 44
Togo 36
Zambia 36
Xhibuti 34
Guinea 30
Etiopia 29
Mali 28
Kongo 22
Republika e Tanzanisë 20
Eritrea 18
Gabon 18
Guinea Ekuatorit 15
Benin 13
Namibia 13
Libia 10
Mozambiku 10
Seychelles 10
Eswatini 9
Guinea – Bissau 9
Angola 8
Republika e Afrikës qëndrore 8
Zimbabue 8
Sudan 7
Çad 7
Kape verde 6
Liberia 6
Mauritania 5
 Somalia 5
Botsvana 4
Gambia 4
Burundi 2
Sierra Leone 1
Sudani jugor 1
Total 446 750

 

 

 Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 02. 04. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

3. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 481687 raste të konfirmuara
    • 33 297 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 prill 2020)
Europa 481 687
Italia 110 574
Spanja 102 136
Gjermania 73 522
Franca 56 989
Anglia 29 474
Zvicra 17 070
Belgjika 13 964
Hollanda 13 614
Austria 10 711
Portugalia    8 251
Suedia    4 947
Norvegjia    4 665
Çekia    3 589
Irlanda    3 447
Danimarka    3 107
Rusia    2 777
Polonia    2 554
Rumania    2 460
Luksemburg    2 319
Finlanda    1 446
Greqia    1 375
Islanda    1 220
Serbia    1 060
Kroacia     963
Sllovenia     841
Estonia     779
Ukraina     794
Lituania     581
Armenia     571
Hungaria     525
Bosnje –Hercegovina     464
Letoni    446
Moldavia    423
Bullgaria     422
Sllovakia     400
Andora     390
Azerbaxhan     359
Maqedonia e Veriut     354
Qipro     320
Shqipëria     259
San Marino     236
Malta     188
Ishujt Faroe     173
Bjellorusia     152
Mali i zi     123
Gjeorgjia     115
Kosova     112
Xhersi     81
Guemsey     78
Litenshtein     72
Gjibraltar     69
Isle of Man     65
Monako      55
Vatikani      6

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 prill 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

4. Situata e COVID-19 në Itali datë 02.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 83049 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 13915 vdekje
  • 18227 pacientë të shëruar
  • 4053 pacientë në terapi intensive
  • 456 qytetarë në izolim

 

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 25876
Emilia Romanja 11859
Veneto 8578
Piemonte 8799
Marche 3555
Toskana 4789
Liguria 2660
Lazio 2879
Campania 2140
Trento 1587
Puglia 1864
Siçili 1606
Fruli 1294
Abruzzo 1251
Bolzano 1160
Umbria 885
Valle d’Aosta 556
Sardenja 718
Kalabria 627
Bazilikata 233
Molise 133

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.