.

vije ndarëse

Postuar më: 22/03/2020

22 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (22.03.2020) janë testuar 811 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 89 raste të konfirmuar
  • 2 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 22.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 63
Durresi 5 1
Fieri 8
Korça 3
Elbasani 2
Lushnja 1 1
Rrogozhina 2
Kavaja 3
TOTAL 87 2

 

Tre pacientët e parë kanë lënë ambientet e spitalit. Pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 811 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 janë 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.

Eshtë rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç.

ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.

Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor dhe priten furnizime në vazhdimësi.
Tek Spitali i Infektivit janë rritur kapacitetet e numrit të respiratoëve, është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar deri 24 poste të jenë të atrecuara për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formava të rënda të infeksionit dhe në total shkon deri në 40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës. Nëse do të jetē e nevojshme janë parashikuar dhe COVID 2 siç është Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” 190 shtretër, COVID 3 Ish-kirurgjitë në QSUT dhe me tej COVID 4 që janë në afërsi gjeografike me njëra tjetrën.

Po vijohet me trajinimin e mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.3000 profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së MSHMS për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate.

Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rekomandon qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 305 275 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 12 945
  • Azi: 119 746 raste të konfimuara- 5070 vdekje
  • Afrikë : 1117 raste të konfirmuara- 29 vdekje
  • Amerikë: 32 061 raste të konfirmuara- 403 vdekje
  • Oqeania : 1203 raste të konfirmuara- 8 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 119 746
Kina 81499
Iran 20610
Republika e Koresë 8897
Malajzi 1183
Japoni 1046
Izrael   883
Pakistani   646
Tajland 599
Katar 481
Indonezia 450
Singapor 432
Arabia Saudite 392
Filipine 380
Indi 320
Bahrain 306
Liban 230
Irak 214
Kuvajt 176
Emiratet e Bashkuara Arabe 153
Taivan 153
Vietnam 94
Jordania 94
Brunei 83
Sri Lanka 78
Kazakistan 56
Oman 52
Palestina 52
Kamboxhia 51
Uzbekistan 33
Afganistan 24
Bangladeshi 24
Kyrgystan 14
Mauritus 14
Maldive 13
Mongolia 10
Bhutan 2
Nepal 1
Miamare 0
Timor-Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 32 061
USA 26747
Kanada 1231
Brazili 1128
Kili 537
Ekuador 532
Peru 318
Meksika 251
Panama 245
Argjentina 225
Kolumbia 210
Uruguai 135
Kosta Rika 117
Republika Domenikane 112
Trinidad dhe Tobago 49
Venezuela 36
Hondurasi 26
Kuba 25
Paraguaji 22
Bolivia 20
Xhamajka 19
Guatemala 17
Barbado 14
Antilles 13
Gujana 5
Suriname 5
Bahamas 4
Ishujt Kajman 3
El Salvador 3
Greenland 2
Haiti 2
Saint Lucia 2
Bermuda 2
Monserat 1
Nikaragua 1
Saint Vincent 1
Antigua dhe Barbuda 1
Oqeania 1203
Australia 1098
Zelanda e re 66
Polinezia Franceze 17
Guam 15
Kaledonia e re 4
Fixhi 2
Papa new Guinea 1
Afrika 1117
Egjypt 285
Afrika e jugut 240
Maroku 96
Algjeria 94
Burkina Faso 64
Tunizia 60
Senegali 56
Kameruni 27
Republika Demokratike e Kongo 23
Nigeria 22
Gana 21
Cote d’lvoire 17
Ruanda 17
Togo 15
Etiopia 9
Kenia 7
Seychelles 7
Guinea Ekuatorit 6
Republika e Tanzanisë 6
Kongo 4
Kape verde 3
Republika e Afrikës qëndrore 3
Gabon 3
Liberia 3
Madagaskar 3
Namibia 3
Angola 2
Benin 2
Çad 2
Guinea 2
Mauritania 2
Sudan 2
Zambia 2
Zimbab 2
Xhibuti 1
Eritrea 1
Eswatini 1
Gambia 1
Somalia 1
Niger 1
Uganda 1
Total 143 468

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 22. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 150 463 raste të konfirmuara
    • 7425 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 mars 2020)
Europa 150 463
Italia 53 578
Spanja 24 926
Gjermania 21 463
Franca 14 459
Zvicra  6 077
Anglia 5 018
Hollanda 3 631
Austria 3 024
Belgjika 2 815
Norvegjia 1 926
Suedia 1 746
Danimarka 1 326
Portugalia 1 280
Çekia 995
Turqia 947
Irlanda 785
Luksemburg 670
Polonia 536
Greqia 530
Finlanda 521
Islanda 473
Sllovenia 383
Rumania 367
Estonia 306
Rusia 306
Kroacia 206
Sllovakia 178
Armenia 160
Serbia 149
Bullgaria 163
San Marino 151
Hungaria 131
Letoni 124
Lituania 106
Bosnje –Hercegovina 92
Ishujt Faroe 92
Andora 88
Maqedonia e Veriut 85
Qipro 84
Moldavia 80
Shqipëria 76
Bjellorusia 76
Malta 73
Azerbaxhan 53
Gjeorgjia 49
Litenshtein 36
Ukraina 41
Kosova 24
Monako 18
Mali i zi 14
Xhersi 12
Gjibraltar 10
Vatikani 1
Guemsey 1
Isle of Man 2

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 22 Mars 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 21.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 42681 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 4825 vdekje
  • 6072 pacientë të shëruar
  • 2857 në terapi intensive
  • 22116 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

  1. Lombardia 17370 raste
  2. Emilia Romanja   5661 raste
  3. Veneto                 4214 raste
  4. Piemonte   3506 raste
  5. Marche   1997 raste
  6. Toskana   1905 raste
  7. Liguria   1159 raste
  8. Lazio   1086 raste
  9. Trento     720 raste
  10. Campania     793 raste
  11. Fruli     666 raste
  12. Bolzano     600 raste
  13. Puglia     642 raste
  14. Siçili     458 raste
  15. Abruzzo     494  raste
  16. Umbria     447 raste
  17. Valle d’Aosta     304 raste
  18. Sardenja     321 raste
  19. Kalabri     225 raste
  20. Molise       47 raste
  21. Basilikata       66 raste

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas regjioneve të COVID-19 në Itali

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.