Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (27.05.2020) janë testuar 13768  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1050 raste të konfirmuara
  • 33 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 812 pacientë të shëruar
  • 205 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 sipas qarqeve,  datë: 27.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 8 0
Dibër 1 1 0
Durrës 242 162 6
Elbasan 20 20 0
Fieri 52 47 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 52 0
Shkodër 125 111 2
Tiranë 483 353 20
Vlorë 5 4 1
Total 1050 812 33

 

. Situata epidemiologjike e COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.

Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

 

Strategjia e rihapjes graduale  (Faza e dytë)

Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që Komiteti Teknik I Ekspertëve ka miratuar.  Do të vijohet me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli i të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës.

Protokolli

Faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Në fazën e rihapjes graduale  ISHP po vijon intensivisht testimin për identifikimin e rasteve aktive, ndërkohë që po forocohen kapacitetet për diagnistikimin e COVID-19. 11 mijë teste për COVID-19 kanë mbërritur sërisht në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, financuar nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT po vijon testimi serologjik, deri tani janë kryer 1326 testime prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Në rezultatet e deritanishme rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive. Testimi do të shtrihet në të gjitha grupet e rriskut.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

 

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  5 555 737 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 350 212

  • Azi: 992 377 raste të konfimuara- 28 077 vdekje
  • Afrikë : 119 775 raste të konfirmuara- 3 590 vdekje
  • Amerikë: 2 571 974 raste të konfirmuara- 149 023 vdekje
  • Oqeania : 8 611 raste të konfirmuara- 130 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 992 377
Turqia 158762
India 151767
Iran 139511
Kina 84103
Arabia Saudite 76726
Pakistan 59151
Katar 47207
Bangladesh 36751
Singapore 32343
Emiratet e Bashkuara 31086
Indonesia 23165
Kuvait 22575
Izrael 16757
Japonia 16651
Filipine 14669
Afghanistan 11831
Korea e jugut 11265
Bahrain 9366
Kazakhstan 9304
Oman 8118
Malajsia 7604
Irak 4848
Uzbekistan 3333
Taxhikistan 3100
Thailand 3045
Kyrgyzstan 1520
Maldives 1438
Sri_Lanka 1319
Liban 1140
Nepal 772
Jordania 718
Palestine 605
Taivan 441
Vietnam 327
Jemen 249
Mianmar 206
Mongolia 148
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 124
Siria 121
Bhutan 27
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2 571 974
USA 1681212
Brazil 391222
Peru 129751
Canada 86636
Chile 77961
Mexico 74560
Ekuador 37355
Kolumbia 23003
Republika Domenikane 15264
Argentina 13215
Panama 11447
Bolivia 7136
Honduras 4401
Guatemala 3954
Puerto_Rico 3324
El_Salvador 2042
Kuba 1963
Venezuela 1211
Haiti 1174
Kosta_Rika 956
Paraguai 877
Uruguai 789
Nikaragua 759
Xhamaika 564
Bermuda 139
Guyana 139
Ishujt Kajman 137
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Bahamas 100
Barbados 92
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 23
Belize 18
Curaçao 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 18
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 12
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
Suriname 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 611
Australia 7133
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 169
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 22
Papa new Guinea 8
Afrika 119 775
Afrika e jugut 24264
Egjypt 18756
Algeria 8697
Nigeria 8344
Maroku 7577
Gana 7117
Kameron 5362
Sudan 3976
Guinea 3358
Senegal 3161
Republika e Kongos 2545
Cote_dIvoire 2477
Xhibuti 2468
Gabon 2238
Somalia 1711
Kenia 1348
Guinea_Bissau 1173
Mali 1077
Tunizia 1051
Guinea Ekuadoriale 1043
Niger 952
Zambia 920
Burkina_Faso 845
Sudani jugor 806
Sierra_Leone 754
Etiopia 701
Chad 700
Republika e Afrikes qendrore 671
Madagaskar 586
Kongo 569
Republika e Tanzanise 509
Sao_Tome_and_Principe 441
Togo 391
Cape_Verde 390
Uganda 341
Ruanda 339
Mauritius 334
Liberia 266
Mauritania 262
Eswatini 261
Mozambique 213
Benin 208
Malawi 101
Komorros 87
Libia 77
Angola 71
Zimbabwe 56
Burundi 42
Eritrea 39
Botswana 35
Gambia 25
Namibia 21
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 2
Total 3 693 433

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 27. 05. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 862 304 raste të konfirmuara
    • 169 385 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 maj 2020)
Europa 1 862 304
Russia 362342
United_Kingdom 265227
Spanja 236259
Itali 230555
Gjermani 179364
France 145555
Belgjika 57455
Hollanda 45578
Bjellorusia 38059
Suedia 34440
Portugalia 31007
Zvicra 30678
Irlanda 24735
Polonia 22074
Ukraine 21584
Rumania 18429
Austria 16497
Danimarka 11428
Serbia 11227
Çekia 9050
Norvegjia 8364
Armenia 7402
Moldavia 7305
Finland 6628
Azerbaijan 4403
Luxembourg 3995
Hungaria 3793
Greqia 2892
Bullgaria 2460
Bosnia_dhe_Herzegovina 2416
Kroacia 2244
Macedonia e veriut 2015
Estonia 1834
Islanda 1804
Lithuania 1639
Sllovakia 1513
Sllovenia 1469
Letonia 1053
Kosova 1038
Shqiperia 1050
Qipro 939
Andorra 763
Gjeorgjia 732
San_Marino 666
Malta 611
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 307
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 155
Monako 98
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 27 maj 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 27.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 50 966 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 33 072 vdekje
  • 147 1018 pacientë të shëruar
  •     505  pacientë në terapi intensive
  • 42 732   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.