Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ju bën me dije se, bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 468, datë 26.7.2023, “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 492, datë 26.06.2026, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike për vitin 2026”, hap thirrjen për 70 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar për strehim të kategorive prioritare “Mjekë” dhe “Infermierë”. Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë nëpërmjet portalit
e-Albania, në linkun e mëposhtëm:


APLIKO NË E-ALBANIA

https://e-albania.al/ServiceDetails/15809

Thirrje për kredi të lehtësuar për strehim për Mjekë dhe Infermierë