Tiranë, 18 Janar – Sot filloi java e dytë e vaksinimit antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër Covid19 në “Air Albania” Stadium. Sot janë vaksinuar 42 personel shëndetësor nga spitalet COVID dhe spitali Covid i Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Përgjatë gjithë javës së shkuar janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranë, Durrësit, Krujës, dhe disa qyteteve përreth.
Në total për janë vaksinuar 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit.
Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.
Ndërkohë në stadiumin ‘Air Albania’ ku po kryehet vaksnimi janë zbatuar me përpikmëri rregullat e dezinfektimit, distancimit social dhe vendosja e maskës për parandalimin e COVID-19.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.