.

vije ndarëse

Postuar më: 03/08/2020

3 Gusht 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (3.08.2020) janë testuar 42 657  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 5620 raste të konfirmuara
  • 172 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 3031 pacientë të shëruar
  • 2417 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 3.08.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1342 1393 87
Shkodër 218 312 29
Durrësi 302 522 22
Fieri 96 152 9
Korça 78 80 4
Elbasani 54 74 6
Kukës 69 115 4
Lezhë 84 162 4
Vlora 93 113 4
Gjirokastër 24 32 0
Diber 28 28 2
Berat 29 48 1
TOTAL 2417 3031 172

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.

Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

 

Task Forca antiCOVID- Kontrollet dhe monitorimet në terren në 24 orët e fundit

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara edhe në fundjavë, për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Gjatë kësaj fundjave Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1300 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti, në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara: 1 masë administrative me gjobë në restorant dhe 2 vendime për pezullim të aktivitetit në institucione publike.

Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 133 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 522  masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COV2. Që prej vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura, 35 individë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 18 056 310 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 689 219
  • Azi:          4 382 550 raste të konfimuara

98 072 vdekje

  • Afrikë 957 830 raste të konfirmuara

20 271 vdekje

  • Amerikë: 9 762 672 raste të konfirmuara

365 688 vdekje

  • Oqeania : 19 775 raste të konfirmuara

240 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 gusht 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 gusht 2020)
Kontinenti i Azisë 4 382 550
India 1803695
Iran 309437
Pakistan 280029
Arabia Saudite 278835
Bangladesh 240746
Turqia 232856
Irak 129151
Indonesia 111455
Katar 111107
Filipine 103185
Kazakhstan 92662
Kina 87985
Oman 79159
Izrael 73025
Kuvait 67911
Emiratet e Bashkuara 60999
Singapore 52825
Bahrain 41536
Japonia 38072
Kyrgyzstan 37129
Afghanistan 36710
Uzbekistan 25828
Nepal 20332
Palestine 15780
Korea e jugut 14389
Malajsia 8999
Taxhikistan 7495
Liban 4885
Maldives 4164
Thailand 3320
Sri_Lanka 2823
Jemen 1734
Jordania 1213
Siria 809
Vietnam 621
Taivan 475
Mianmar 353
Mongolia 293
Kamboxha 240
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 103
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 9 762 672
USA 4667955
Brazil 2733677
Mexico 439046
Peru 428850
Chile 359731
Kolumbia 317651
Argentina 196530
Canada 116870
Ekuador 86524
Bolivia 80153
Republika Domenikane 72243
Panama 67453
Guatemala 51306
Honduras 43197
Venezuela 20206
Kosta_Rika 18975
Puerto_Rico 18411
El_Salvador 17448
Haiti 7476
Paraguai 5644
Nikaragua 3672
Kuba 2646
Suriname 1849
Uruguai 1286
Xhamaika 894
Bahamas 648
Guyana 474
Ishujt Virgin 421
Ishujt Kajman 203
Trinidad dhe Tobago 182
Bermuda 156
Sint_Maarten 146
Barbados 132
Aruba 122
Ishujt Turks_and_Caicos 116
Antigua_and_Barbuda 91
Belize 57
Saint_Vincent_&_Grenadines 55
Curaçao 29
Saint_Lucia 25
Grenada 24
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Greenland 14
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 9
Anguilla 3
Oqeania 19 775
Australia 17 923
Zelanda e re 1217
Polinezia Franceze 62
Guam 368
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 46
Papa new Guinea 110
Afrika 957 830
Afrika e jugut 511485
Egjypt 94483
Nigeria 43841
Gana 37014
Algeria 31465
Maroku 25537
Kenia 22053
Etiopia 17999
Kameron 17255
Cote_dIvoire 16182
Sudan 11738
Madagaskar 11528
Senegal 10344
Republika e Kongos 9114
Gabon 7531
Guinea 7364
Zambia 6347
Mauritania 6310
Xhibuti 5161
Guinea Ekuadoriale 4821
Republika e Afrikes qendrore 4614
Malawi 4231
Zimbabwe 3921
Libia 3691
Kongo 3387
Somalia 3212
Eswatini 2775
Cape _Verde 2547
Mali 2541
Sudani jugor 2429
Namibia 2294
Ruanda 2062
Guinea_Bissau 1981
Mozambique 1946
Sierra_Leone 1843
Benin 1805
Tunizia 1561
Liberia 1207
Uganda 1182
Burkina_Faso 1150
Angola 1148
Niger 1147
Togo 961
Chad 936
Sao_Tome _and_Principe 874
Botswana 804
Saharaja perendimore 766
Lezoto 718
Republika e Tanzanise 509
Gambia 498
Burundi 395
Komorros 386
Mauritius 344
Eritrea 279
Seychelles 114
Total 15 123 523

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 932 787 raste të konfirmuara
    • 204 941 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 gusht 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 gusht 2020)
Europa 2 932 787
Russia 850870
United_Kingdom 304695
Spanja 288522
Itali 248070
Gjermani 210402
France 187919
Suedia 80422
Ukraine 72168
Belgjika 69756
Bjellorusia 68067
Hollanda 55043
Rumania 53186
Portugalia 51463
Polonia 46894
Armenia 39102
Zvicra 35461
Azerbaijan 32443
Serbia 26193
Irlanda 26162
Moldavia 25362
Austria 21309
Çekia 16800
Danimarka 13789
Bosnia_dhe_Herzegovina 12108
Bullgaria 11955
Macedonia e veriut 11054
Norvegjia 9208
Kosova 8799
Finlanda 7453
Luxembourg 6695
Shqiperia 5620
Kroacia 5260
Greqia 4662
Hungaria 4535
Mali I zi 3258
Sllovakia 2344
Sllovenia 2180
Lithuania 2110
Estonia 2079
Islanda 1907
Letonia 1243
Gjeorgjia 1177
Qipro 1150
Andorra 925
Malta 795
San_ Marino 716
Isle_of_ Man 336
Jersey 335
Guernsey 252
Faroe_Islands 225
Gjibraltar 188
Monako 120
Liechtenstein 89
Vatikani 12