.

vije ndarëse

Postuar më: 05/08/2020

5 Gusht 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (5.08.2020) janë testuar 43 764 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 5889 raste të konfirmuara
  • 182 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 3123 pacientë të shëruar
  • 2589 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 5.08.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1451 1440 89
Shkodër 230 317 31
Durrësi 302 532 25
Fieri 103 159 9
Korça 82 85 4
Elbasani 55 80 7
Kukës 80 119 5
Lezhë 86 168 5
Vlora 94 115 4
Gjirokastër 26 32 0
Diber 32 28 2
Berat 43 48 1
TOTAL 2589 3123 182

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të COVID-19:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

 

MSHMS apel drejtuar qytetarëve

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit.

Një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me COVID19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga COVID19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm.

Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjenën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij.

 

Task Forca antiCOVID- Kontrollet dhe monitorimet në terren në 24 orët e fundit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1500 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit. Nga inspektimet janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë të gjetur në shkelje të protokolleve dhe masave për mbrojtjen nga COVID-19:  3 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura dhe 1 vendim për pezullim aktiviteti në institucion publike. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Elbasan, Durrës, Shkodër.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer  mbi 137 mijë kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë epidemisë dhe janë vendosur 535 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 18 519 579 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 700 539
  • Azi:          4 536 904 raste të konfimuara

101 110 vdekje

  • Afrikë 978 744 raste të konfirmuara

21 089 vdekje

  • Amerikë: 10 003 225 raste të konfirmuara

372 388 vdekje

  • Oqeania : 20 608 raste të konfirmuara

264 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 gusht 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 gusht 2020)
Kontinenti i Azisë 4 536 904
India 1908254
Iran 314786
Arabia Saudite 281435
Pakistan 281136
Bangladesh 244020
Turqia 234934
Irak 134722
Indonesia 115056
Filipine 112593
Katar 111538
Kazakhstan 94882
Kina 88206
Oman 79159
Izrael 76642
Kuvait 68774
Emiratet e Bashkuara 61352
Singapore 53346
Bahrain 42132
Japonia 41129
Kyrgyzstan 38110
Afghanistan 36829
Uzbekistan 27314
Nepal 21009
Palestine 16628
Korea e jugut 14456
Malajsia 9002
Taxhikistan 7583
Liban 5062
Maldives 4446
Thailand 3328
Sri_Lanka 2834
Jemen 1760
Jordania 1224
Siria 892
Vietnam 672
Taivan 476
Mianmar 356
Mongolia 293
Kamboxha 243
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 105
Timor_Leste 25
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 10 003 225
USA 4771087
Brazil 2801921
Mexico 449961
Peru 439890
Chile 362962
Kolumbia 334979
Argentina 206730
Canada 117777
Ekuador 87963
Bolivia 83361
Republika Domenikane 74295
Panama 69424
Guatemala 52365
Honduras 44299
Venezuela 21438
Kosta_Rika 19837
Puerto_Rico 19324
El_Salvador 18262
Haiti 7532
Paraguai 5852
Nikaragua 3902
Kuba 2701
Suriname 1981
Uruguai 1300
Xhamaika 920
Bahamas 715
Guyana 497
Ishujt Virgin 463
Ishujt Kajman 203
Trinidad dhe Tobago 194
Bermuda 157
Sint_Maarten 156
Aruba 132
Barbados 132
Ishujt Turks_and_Caicos 116
Antigua_and_Barbuda 92
Belize 72
Saint_Vincent_&_Grenadines 55
Curaçao 29
Saint_Lucia 25
Grenada 24
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Greenland 14
Bonaire 13
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
British_Virgin_Islands 9
Anguilla 3
Oqeania 20 608
Australia 18 729
Zelanda e re 1219
Polinezia Franceze 62
Guam 389
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 46
Papa new Guinea 114
Afrika 978 744
Afrika e jugut 521318
Egjypt 94752
Nigeria 44433
Gana 37812
Algeria 32504
Maroku 27217
Kenia 23202
Etiopia 19877
Kameron 17718
Cote_dIvoire 16293
Madagaskar 11895
Sudan 11780
Senegal 10432
Republika e Kongos 9177
Gabon 7646
Guinea 7489
Zambia 6580
Mauritania 6382
Xhibuti 5248
Guinea Ekuadoriale 4821
Republika e Afrikes qendrore 4618
Malawi 4347
Zimbabwe 4221
Libia 4063
Kongo 3546
Somalia 3220
Eswatini 2856
Cape _Verde 2631
Mali 2543
Namibia 2470
Sudani jugor 2437
Ruanda 2099
Guinea_Bissau 2032
Mozambique 2029
Benin 1914
Sierra_Leone 1855
Tunizia 1584
Liberia 1216
Uganda 1203
Angola 1164
Burkina_Faso 1156
Niger 1152
Togo 988
Chad 938
Sao_Tome _and_Principe 875
Botswana 804
Saharaja perendimore 766
Lezoto 726
Gambia 671
Republika e Tanzanise 509
Burundi 395
Komorros 388
Mauritius 344
Eritrea 282
Seychelles 126
Total 15 540 177

 

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 979 402 raste të konfirmuara
    • 205 681 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 gusht 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 gusht 2020)
Europa 2 979 402
Russia 861423
United_Kingdom 306293
Spanja 302814
Itali 248419
Gjermani 212022
France 192334
Suedia 81181
Ukraine 74219
Belgjika 70555
Bjellorusia 68250
Hollanda 55955
Rumania 55241
Portugalia 51681
Polonia 48149
Armenia 39298
Zvicra 35657
Azerbaijan 32910
Serbia 26738
Irlanda 26253
Moldavia 25814
Austria 21472
Çekia 17286
Danimarka 14073
Bosnia_dhe_Herzegovina 12858
Bullgaria 12159
Macedonia e veriut 11140
Norvegjia 9333
Kosova 9274
Finlanda 7483
Luxembourg 6917
Shqiperia 5889
Kroacia 5318
Greqia 4855
Hungaria 4553
Mali I zi 3361
Sllovakia 2368
Sllovenia 2190
Lithuania 2137
Estonia 2091
Islanda 1918
Letonia 1249
Gjeorgjia 1197
Qipro 1180
Andorra 939
Malta 825
San_ Marino 699
Jersey 343
Isle_of_ Man 336
Guernsey 252
Faroe_Islands 227
Gjibraltar 189
Monako 123
Liechtenstein 89
Vatikani 12