Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura.
Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me semundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare.
Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij.
Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon.
Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë.
Kjo do të thotë që mund t’a transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, si dhe e transmetoni atë edhe kur jeni të sëmurë.
Gripi gjithmonë karakterizohet nga këto shenja:
Gjithashtu gripi mund të shoqërohet edhe me shenja të tjera si; lodhje fizike, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve dhe/ose dhimbje muskujsh.
Kujdes! Gripi nuk duhet të ngatërrohet me viroza të tjera stinore të ngjashme me të.
Vaksina ndaj gripit përmban pjesë inaktive (virus të copëzuar jo të gjallë) të viruseve që mendohet se do qarkullojnë gjatë sezonit të gripit.
Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit.
Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë. Vaksina daj gripit duhet të kryhet çdo vit, kryesisht me fillimin e stinës së vjeshtës e deri në muajin Mars.
Vaksinimi i përvitshëm ndaj gripit është i rëndësishëm pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm. Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës.
Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj.
Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku:
– Punonjësit shëndetësorë,
– Gratë shtatzëna,
– Të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç,
-Personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer),
– Personat obezë.
Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara siç janë forcat ushtarake.
Disa individë si, të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël si dhe individë të sëmurë për një kohë të gjatë me sëmundje kronike dhe/ose imunodeficencë kanë një risk të lartë, për të zhvilluar komplikacione nga gripi, prandaj vaksinimi ndaj gripit rekomandohet më shumë tek ta.
Gjithashtu, punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët nga profesioni kujdesen për individë të sëmurë ose/dhe të cilët kanë një risk të lartë për të zhvilluar komplikacione nga gripi, mund të bëhen shkak për transmetimin dhe infektimin e të tjerëve. Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë përgjegjësi për të mbrojtur pacientët e tyre, prandaj është shumë e rëndësishme që ata të vaksinohen çdo vit, ndaj gripit.Vaksinimi ndaj gripit i punonjësve të kujdesit shëndetësorë, mbron pacientët, kolegët, familjet e tyre dhe vetë ata.
Vaksinimi ndaj gripit gjatë shtatzënisë (pavarësisht trimestrit të shtatzënisë) ndihmon në mbrojtjen e gruas dhe fetusit. Gjithashtu, kundërtrupat e krijuara tek nëna kalojnë tek fëmija dhe e mbrojnë foshnjën në muajt e parë të jetës.
Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të gripit të cilët mendohet se do të qarkullojnë këtë sezon. Kundërtrupat krijohen në organizëm dy javë pas kryerjes së vaksinës. Kundërtrupat mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset të ngjashme ose të njëjtë me ato me të cilat është prodhuar vaksina.
Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit.Sa mirë vepron vaksina ndaj gripit, apo aftësia e saj për të parandaluar sëmundjen e gripit, varion nga një sezon në tjetrin. Efektiviteti i vaksinës mund të ndryshojë edhe në varësi të individit që është vaksinuar. Të paktën dy faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e efektivitetit të vaksinës ndaj gripit. Ato janë:
Nuk është e mundur të parashikohet me siguri se cili nga viruset e gripit do të qarkullojë gjatë një sezoni. Viruset e gripit janë vazhdimisht në ndryshim – ato mund të ndryshojnë nga një sezon tek tjetri, ose ato madje mund të ndryshojnë edhe gjatë një sezoni gripi.
Ekspertët përcaktojnë muaj më parë dhe zgjedhin se cilët virus të gripit do përfshihen në përbërjen e vaksinës, në mënyrë që vaksina të prodhohet dhe shpërndahet në kohë. Për shkak të këtyre faktorëve ekziston gjithmonë mundësia për një përputhje më pak se optimalja midis viruseve të gripit që janë në qarkullim dhe atyre në vaksinë.
Po, kundërtrupat e zhvilluar nga vaksina për një virus ndonjëherë mund të sigurojë mbrojtje kundër viruseve të tjerë të ndryshëm, por që lidhen me njëri-tjetrin.
Për këtë arsye edhe në sezonet kur ka një mospërputhje optimale, rekomandohet kryerja e vaksinës ndaj gripit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për individët me risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda nga gripi, si dhe për njerërzit që i ndihmojnë apo jetojnë me ta.
#GodasimGripin është një iniciativë e cila mundëson hartimin e një plani pune, duke krijuar grupe pune me personel shëndetësor dhe aktorë të tjerë, për të parandaluar gripin me anë të vaksinimit.
#VaksinatVeprojnë Vaksinohemi ndaj gripit për t’a parandaluar atë. Parandalimi me anë të vaksinimit është më mirë se trajtimi.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.