Mjekë në Diasporë

Martenisa Doda – Suedi. Eshtë larguar nga Shqipëria në vitin 2006. Në vitin 2014 ka përfunduar studimet universitare Bachelor për Mamì në Verona të Italisë. Në vitin 2015 është transferuar në Suedi dhe që prej atij viti është pjesë e stafit të repartit të lindjes dhe post-lindjes. Në 2018 ka kryer në Milano masterin mbi rolin e mamisë në Obstetrikën Forensike, titulluar “ Excecutive Master in Mdiwifery Forensic Sciences and Investigative Sex Crime´´. Momentalisht është pjesë e një grupi prej 4 personash nga stafi i departamentit në Spitalin ‘Skaraborgs Sjukhus Skövde’ në Suedi që në bashkepunim me klinikat e tjera të Suedisë po punojnë për të ulur rrezikun për dëme perineale të grades se 3 dhe 4 gjatë lindjes. Njëkohësisht punon si vullnetare në Shtëpinë e Gruas, ku strehohen gratë (dhe fëmijët e tyre) të cilat jane viktima të dhunës në familje, në qytetin ku jeton.

Elona Horjeti – Itali Doktoreshë Elona Horjeti ka lindur në Tiranë. Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Mjekësi në vitin 1998. Eshtë larguar nga Shqipëria në vitin 1999 drejtë Italisë. Ridiplomuar në Universitetin e Torinos në 2003 dhe në 2012 specializuar në degën Geriatri – Gerontologia. Sot ushtron profesionin si mjeke geriatre në një spital privat afër Torinos, Ospedale Civico Città di Settimo Torinese Reparto di Lungedegenza.