Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura. Këto subjekte do të duhet të zbatojnë rregullat anti-COVID për t’u lejuar të ushtrojnë aktivitetin edhe në ambientet e brendshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar edhe protokollet e sigurisë për pishinat e mbyllura.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset të respektojnë protokollet e vendosura. Çdo shkelje do të konsiderohet cënim i shëndetit të qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas rregullave në fuqi.
Kujtojmë se, vijojnë të mos lejohen aktivitetet e lounge-bar dhe klubeve të natës, disko etj. sipas legjislacionit në fuqi. Më poshtë gjeni protokollet për bar-kafe, restorante dhe pishina të mbyllura:
Udhezues per masat higjeno sanitare ndaj COVID-19 per aktivitetin e pishinave ne amjentet e mbyllura
Udhezues i masave higjeno sanitare COVID-19 ne bare ose restorante ne mjedise te mbyllura
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.