.

vije ndarëse

Postuar më: 23/03/2021

Objektivi 10-15 mijë vaksinime në ditë, Manastirliu në parlament: Miratimi i aktit normativ hap rrugën për vaksinimin masiv

Tiranë, 23 Mars – Akti Normativ që zgjeron mundësinë për negociata të qeverisë shqiptare me kompani të ndryshme të çertifikuara për vaksinat antiCOVID, i hap rrugën sigurimit të vaksinave, për të nisur vaksinimin masiv të popullatës. Në fjalën e saj në Parlament, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kërkuar miratimin e këtij aktin, si një mundësi për të filluar sa më parë vaksinimi masiv i qytetarëve.
“Akti normativ që ne miratojmë sot, i ka hapur rrugë negociatave me kompani prodhuese, me distrubutorë të autorizuar të vendeve të cilët kanë çertifikimet e duhura, në mënyrë që ne të kemi disponibilitet në vaksina dhe të vijojmë me planin tonë të vaksinimit dhe me intensifikimin e tij, për të arritur tek vaksinimi masiv, i cili është objektivi ynë kryesor, në mënyrë që gjatë muajve të verës të kemi një lloj lehtësie”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë nënviozi se më fillimin e vaksinimit masiv, objektivi është të vaksinohen nga 10 mijë në 15 mijë qytetarë në ditë.
“Jemi duke punuar në mënyrë që edhe kapacitetet tona t’i kemi të përgatitura, që të kemi mundësi të aplikojmë nga 10 deri 15 mijë vaksinime në ditë, në mënyrë që të kemi mundësi të vaksinojmë shpejt popullatën”, tha Manastirliu.
Duke bërë me dije që ne vendin tonë deri tani kanë mbërritur mbi 90 mijë doza të vaksinave antiCOVID, Manastirliu tha se me dozat e ardhura dje të vaksinave Sputnik, do të vijojë vaksinimi i të moshuarve +80 vjeç.