29 Mars- Ka nisur vaksinimi masiv për të moshuarit në qendra shëndetësore dhe në qendrat e përqëndruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 11,487 vaksinime me kalendar të kombinuar, për mësuesit, të moshuarit dhe personelin shëndetësor.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 78 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19.
Janë kryer 31,645 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 26,158 vaksinime për të moshuarit dhe 20,582 vaksinime për arsimtarët.
Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.