.

vije ndarëse

Postuar më: 04/04/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 185,497 vaksinime

04 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +70 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 13.010 vaksinime.

 

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 185,497 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Deri tani jane kryer 34,944 vaksinime për personelin shëndetësor, 23,567 vaksinime për arsimtarët dhe 126,146 vaksinime për të moshuarit.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin