.

vije ndarëse

Postuar më: 21/04/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 358,912 vaksinime

21 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. 

Në 24 orët e fundit janë kryer 12,968 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 358,912 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 276,382 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.