.

vije ndarëse

Postuar më: 18/08/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,340,339 vaksinime

18 Gusht – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,340,339 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 575,342 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e martë, 17 gusht, janë kryer 9,585 vaksinime.
Muaji i vaksinimit vijon dhe të gjithë qyetetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë muajit, nga mëngjesi deri në mbrëmje, për të kryer pa kufizim vaksinën antiCovid.