.

vije ndarëse

Postuar më: 20/08/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,358,228 vaksinime

20 Gusht – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,358,228 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 581,242 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e enjte, datë 19 gusht janë kryer 9,162 vaksinime në të gjithë vendin.

Gjatë muajit Gusht, i cili është muaji i hapur i vaksinimit masiv, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.