25 Shtator – Vijon vaksinimi masiv, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,693,555 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 760,960 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e premte, datë 24 Shtator, janë kryer 9,911 vaksinime në të gjithë vendin.
Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.