.

vije ndarëse

Postuar më: 25/09/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4875 testime, 664 raste të reja, 10 humbje jete dhe 916 të shëruar në 24 orët e fundit 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

 

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

 

Janë kryer 4875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë, në këto bashki:

 

215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

 

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Statistika (25 Shtator 2021)

 

 

Raste të reja ditore        664

 

Të shëruar në 24 orë      866

 

Të shtruar në spitale       214

 

Humbje jete në 24 orë     10

 

Testime ditore                 4875

 

 

Testime totale              1,181,470

 

Raste pozitive               167,354

 

Raste të shëruara           152,780

 

Raste Aktive                   11,945

 

Humbje jete                     2,629

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

 

Tiranë             5264

 

Fier                  1168

 

Durrës             1127

 

Shkodër          1074

 

Vlorë               713

 

Elbasan           615

 

Lezhë              492

 

Berat               449

 

Korçë              323

 

Kukës              297

 

Gjirokastër      219

 

Dibër                204