19 Nëntor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,033,766 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
o 1,055,690 doza të para;
o 936,539 doza të dyta;
o 41,537 doza të treta.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.