.

vije ndarëse

Postuar më: 07/09/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1245 testime, 233 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 366 të shëruar në 24 orët e fundit

7  Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:92 në Tiranë, nga 11 në Fier, Sarandë, 9 Lezhë, nga 8 Kamëz, Gjirokastër,  7 në Durrës, nga 6 Kavajë, Lushnje, Korcë, Devoll, Berat, nga 5 Shkodër, Divjakë, Peqin, nga 4 Dimal, Elbasan, nga 3 Kurbin, Vlorë, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 2 Dibër, Roskovec, Patos, Polican, Gramsh,  nga 1 Pukë, Mirditë, Shijak, Bulqizë, Mat, Përmet, Tepelenë, Maliq, Pogradec.Janë 1,728 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,058 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (7 Shtator 2022)Raste të reja ditore                233Të shëruar në 24 orë          366Të shtruar në spitale             18Humbje jete në 24 orë           0Testime ditore                     1245Testime totale                   1,967,619Raste pozitive                      329,370Raste të shëruara                  324,058Raste Aktive                             1,728Humbje jete                              3,584Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë                    815Shkodër                 166Fier                         139Elbasan                   135Durrës                     115Korçë                       91Vlorë                         88Gjirokastër                55Berat                           50Dibër                           44Lezhë                          28Kukës                           2