.

vije ndarëse

Postuar më: 08/09/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 840 testime, 171 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 201 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 840 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 171 qytetarë, në këto bashki:
63 në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje,9 Durres, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.
Janë 1,698 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 201 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,259 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (8 Shtator 2022)
Raste të reja ditore                171
Të shëruar në 24 orë          201
Të shtruar në spitale             17
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     840
Testime totale                   1,968,459
Raste pozitive                      329,541
Raste të shëruara                  324,259
Raste Aktive                             1,698
Humbje jete                              3,584
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                    747
Shkodër                 171
Fier                         147
Elbasan                   142
Durrës                     120
Vlorë                         103
Korçë                       86
Gjirokastër                61
Berat                           51
Dibër                           41
Lezhë                          28
Kukës                           1