.

vije ndarëse

Postuar më: 18/09/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 335 testime, 43 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 147 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

 

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

 

23 në Tiranë,  4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

 

Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

 

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (18 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                43

Të shëruar në 24 orë             147

Të shtruar në spitale             9

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     335

 

Testime totale                   1,974,704

Raste pozitive                      330,437

Raste të shëruara                  325,911

Raste Aktive                             939

Humbje jete                              3,587

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                    420

Shkodër                 108

Elbasan                   88

Fier                           80

Vlorë                         61

Durrës                     43

 

Korçë                         38

Berat                           34

Gjirokastër                26

Dibër                           21

Lezhë                        17

Kukës                           3