.

vije ndarëse

Postuar më: 01/12/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 395 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit 

1 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:
8 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Tepelenë, Berat, 1 në Elbasan.
Janë 139 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,513 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 1 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                17
Të shëruar në 24 orë             6
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       395
Testime totale                   2,009,258
Raste pozitive                      332,246
Raste të shëruara                  328,513
Raste Aktive                             139
Humbje jete                              3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                    116
Gjirokastër                10
Fier                           4
Shkodër                 3
Berat.                        2
Korçë.                        2
Vlorë                         1
Elbasan.                   1