.

vije ndarëse

Postuar më: 22/12/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 370 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:
7 në Tiranë, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Vlorë, Delvinë, Kolonjë, Dimal.
Janë 208 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,826 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 370
Testime totale 2,016,802
Raste pozitive 332,629
Raste të shëruara 328,826
Raste Aktive 208
Humbje jete 3,595
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 164
Fier 10
Gjirokastër 8
Lezhë. 8
Vlorë 7
Berat. 3
Durrës. 3
Korçë. 3
Shkodër 2