.

vije ndarëse

Postuar më: 10/01/2023

Manastirliu: Vaksinim paralel kundër Gripit dhe Covi19, aplikohet herë të parë vaksina kundër HPV

Tiranë, 10 Janar – Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik.
“Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu.
Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.
Ministrja Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid 19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike.