.

vije ndarëse

Postuar më: 14/02/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 395 testime,  ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit 

14 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Dimal.
Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,620 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               9
Të shëruar në 24 orë            4
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       395
Testime totale                   2,035,354
Raste pozitive                      333,342
Raste të shëruara                  329,620
Raste Aktive                             126
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      107
Fier                           7
Shkodër.                    4
Vlorë                         3
Durrës.                    3
Berat.                        1
Gjirokastër.                1