.

vije ndarëse

Postuar më: 19/02/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 216 testime,  ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 216 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë.
Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,661 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               9
Të shëruar në 24 orë            8
Të shtruar në spitale             6
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       216
Testime totale                   2,037,184
Raste pozitive                      333,399
Raste të shëruara                  329,661
Raste Aktive                             141
Humbje jete                              3,597
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      113
Fier                           9
Shkodër.                    6
Vlorë                         5
Berat.                        4
Durrës.                    1
Elbasan.                    1
Kukës.                       1

Gjirokastër.             1