.

vije ndarëse

Postuar më: 17/07/2023

Qëndroni të hidratuar!

Pini të paktën dy litra ujë në ditë dhe sa më shumë lëngje. Konsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.

Fëmijët duhet të pijnë ujë, por jo të ftohtë, ujë ambienti në sasi të vogla, ngadalë dhe shumë herë në ditë; shmangni pijet e gazuara. Fëmijët që ushqehet vetëm me gji deri në 6 muaj, edhe pse është nxehtë nuk kanë nevojë për ujë, sepse e marrin nga qumështi i gjirit. Nëse fëmija ka temperaturë, ai ka nevojë për më shumë ujë. Nëse fëmija ka bark edhe të vjella, duhet t’i jepni lëngje, kryesisht ujë natyral të pastër dhe supë me zarzavate.

***Rekomandohet larja mirë e të gjitha frutave, perimeve dhe ushqimeve që konsumohen të pagatuara, duke treguar kujdes që ato të mos kenë kontakt me ushqime të tjera apo sipërfaqe të pista të punës, për të shmangur rrezikun e ndotjes që është më i lartë në ditët e nxehta.

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.ishp.gov.al/keshillat-e-stines/