.

vije ndarëse

Postuar më: 18/07/2023

Tregoni kujdes për ajrosjen e makinës!

Kujdes shpejtësinë!  Për shkak të sezonit turistik gjatë stinës së verës rritet fluksi i qarkullimit në rrugët tona dhe rreziku për aksidente. Vetë temperaturat e larta përbëjnë rrezik potencial për ngjarje tragjike në rrugë. Gjatë lëvizjes në këto temperaturë automjeti punon në kushte më të vështira, asfalti bëhet më i rrezikshëm dhe gomat mund të pësojnë çarje. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes, nivelin e fryrjes së gomave, nivelin e ujit në motor.
Në asnjë moment mos lini të qëndrojnë vetëm fëmijët në makinë.
Kujdes udhëtimin pas ushqyerjes! Asnjëherë të mos vijojmë udhëtimin direkt pas ngrënies së vaktit; për shkak se bien parametrat në organizëm kemi luhatje tensioni, përgjumje, ulje të vëmendjes, plogështi, reflekset humbasin vlerën e mëparshme.
Gjithnjë të rinisim udhëtimin pas një pushimi 30-45 min.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mbështeten në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik,  për të parandaluar rrezikun e të nxehtit për të gjithë popullatën, sidomos për fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit. Për më shumë informacione klikoni në link: