Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney.
Koçiu u shpreh se takimi shërbeu për të forcuar më tej bashkëpunimin afatgjatë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka me të gjitha agjencitë e OKB-së në Shqipëri.
“Avancimi i politikave të mbrojtjes sociale, shtimi i sigurisë e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe përmirësimi i politikave shëndetësore ishin disa nga çështjet në të cilat u fokusuam gjatë këtij takimi, për të cilat do të vijojmë të punojmë çdo ditë”, u shpreh ministrja.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.