Misioni i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror është përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor në Shqipëri përmes zhvillimit dhe promovimit të standardeve të cilësisë të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e shëndetësisë.
-ASCK akrediton dhe mbikqyr aktivitetet dhe ofruesit (institucionet dhe organizatat) e edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë sipas standardeve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
-Propozon për miratim kriteret, standardet dhe procedurat e akreditimit të ofruesve (institucioneve dhe organizatave) dhe aktiviteteve të edukimit në vazhdim, si dhe të programit të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë;
-Organizon dhe mirëmban bazën e të dhënave mbi aktivitetet dhe ofruesit e akredituar të edukimit në vazhdim.
-Ofron asistencë teknike dhe trajnime për ofruesit e aktiviteteve të edukimit mjekësor të vazhdueshëm për procesin e vlerësimit dhe planifikimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e shëndetësisë.
-Administron Regjistrin Kombëtar të Certifikimit për profesionistët e shëndetësisë.
-Bën procesin e çertifikimit të personelit të shëndetësisë dhe kryen procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve të edukimit të vazhdueshëm të përfituara nga profesionistët e shëndetësisë sipas standardeve, kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave;
-Bashkëpunon me ofruesit e aktiviteteve dhe profesionistët e shëndetësisë dhe me të gjithë aktorët e interesuar për një mbarëvajtje të sistemit të edukimit në vazhdim.
http://asck.gov.al/
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.