.

vije ndarëse

Postuar më: 04/08/2020

4 Gusht 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (4.08.2020) janë testuar 43 203  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 5750 raste të konfirmuara
  • 176 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 3054 pacientë të shëruar
  • 2520 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 4.08.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1404 1403 89
Shkodër 231 312 30
Durrësi 302 525 22
Fieri 103 156 9
Korça 82 80 4
Elbasani 54 76 6
Kukës 74 116 4
Lezhë 87 163 5
Vlora 94 115 4
Gjirokastër 25 32 0
Diber 31 28 2
Berat 33 48 1
TOTAL 2520 3054 176

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid.

Ndaj u kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

 

Task Forca antiCOVID- Kontrollet dhe monitorimet në terren në 24 orët e fundit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1526 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit. Nga inspektimet janë vendosur 8 masa administrative për subjekte dhe individë të gjetur në shkelje të protokolleve dhe masave për mbrojtjen nga COVID-19: 5 masa administrative me gjobë: 4 masa në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara, 1 masë administrative ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë vendosur 3 masa për pezullim aktiviteti në institucione publike.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer 135.733 kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë epidemisë dhe janë vendosur 531 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 18 263 542 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 693 726
  • Azi:          4 457 331 raste të konfimuara

99 691 vdekje

  • Afrikë 969 196 raste të konfirmuara

20 620 vdekje

  • Amerikë: 9 857 801 raste të konfirmuara

367 958 vdekje

  • Oqeania : 20 178 raste të konfirmuara

253 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 gusht 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 gusht 2020)
Kontinenti i Azisë 4 457 331
India 1855745
Iran 312035
Pakistan 280461
Arabia Saudite 280093
Bangladesh 242102
Turqia 233851
Irak 131886
Indonesia 113134
Katar 111322
Filipine 106330
Kazakhstan 93820
Kina 88099
Oman 79159
Izrael 74903
Kuvait 68299
Emiratet e Bashkuara 61163
Singapore 53051
Bahrain 41835
Japonia 39858
Kyrgyzstan 37541
Afghanistan 36747
Uzbekistan 26550
Nepal 20750
Palestine 16024
Korea e jugut 14423
Malajsia 9001
Taxhikistan 7538
Liban 5062
Maldives 4293
Thailand 3321
Sri_Lanka 2828
Jemen 1738
Jordania 1218
Siria 847
Vietnam 652
Taivan 476
Mianmar 355
Mongolia 293
Kamboxha 240
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 103
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 9 857 801
USA 4713562
Brazil 2750318
Mexico 443813
Peru 433100
Chile 361493
Kolumbia 327850
Argentina 201906
Canada 117017
Ekuador 87041
Bolivia 81846
Republika Domenikane 73117
Panama 68456
Guatemala 51542
Honduras 43794
Venezuela 20206
Kosta_Rika 19402
Puerto_Rico 18791
El_Salvador 17843
Haiti 7511
Paraguai 5724
Nikaragua 3672
Kuba 2670
Suriname 1893
Uruguai 1291
Xhamaika 905
Bahamas 679
Guyana 474
Ishujt Virgin 439
Ishujt Kajman 203
Trinidad dhe Tobago 182
Bermuda 157
Sint_Maarten 150
Barbados 132
Aruba 124
Ishujt Turks_and_Caicos 116
Antigua_and_Barbuda 92
Belize 57
Saint_Vincent_&_Grenadines 55
Curaçao 29
Saint_Lucia 25
Grenada 24
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Greenland 14
Bonaire 13
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
British_Virgin_Islands 9
Anguilla 3
Oqeania 20 178
Australia 18 318
Zelanda e re 1217
Polinezia Franceze 62
Guam 375
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 46
Papa new Guinea 111
Afrika 969 196
Afrika e jugut 516862
Egjypt 94640
Nigeria 44129
Gana 37812
Algeria 31972
Maroku 26196
Kenia 22597
Etiopia 19289
Kameron 17255
Cote_dIvoire 16220
Sudan 11738
Madagaskar 11660
Senegal 10386
Republika e Kongos 9132
Gabon 7646
Guinea 7364
Zambia 6580
Mauritania 6323
Xhibuti 5240
Guinea Ekuadoriale 4821
Republika e Afrikes qendrore 4614
Malawi 4273
Zimbabwe 4075
Libia 4063
Kongo 3546
Somalia 3220
Eswatini 2838
Cape _Verde 2583
Mali 2543
Sudani jugor 2429
Namibia 2406
Ruanda 2092
Guinea_Bissau 1981
Mozambique 1973
Sierra_Leone 1848
Benin 1805
Tunizia 1565
Liberia 1214
Uganda 1195
Angola 1164
Burkina_Faso 1153
Niger 1152
Togo 976
Chad 936
Sao_Tome _and_Principe 874
Botswana 804
Saharaja perendimore 766
Lezoto 718
Republika e Tanzanise 509
Gambia 498
Burundi 395
Komorros 386
Mauritius 344
Eritrea 282
Seychelles 114
Total 15 305 202

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 958 340 raste të konfirmuara
    • 205 197 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 gusht 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 gusht 2020)
Europa 2 958 340
Russia 850870
United_Kingdom 304695
Spanja 288522
Itali 248070
Gjermani 210402
France 187919
Suedia 80422
Ukraine 72168
Belgjika 69756
Bjellorusia 68067
Hollanda 55043
Rumania 53186
Portugalia 51463
Polonia 46894
Armenia 39102
Zvicra 35461
Azerbaijan 32443
Serbia 26193
Irlanda 26162
Moldavia 25362
Austria 21309
Çekia 16800
Danimarka 13789
Bosnia_dhe_Herzegovina 12108
Bullgaria 11955
Macedonia e veriut 11054
Norvegjia 9208
Kosova 8799
Finlanda 7453
Luxembourg 6695
Shqiperia 5750
Kroacia 5260
Greqia 4662
Hungaria 4535
Mali I zi 3258
Sllovakia 2344
Sllovenia 2180
Lithuania 2110
Estonia 2079
Islanda 1907
Letonia 1243
Gjeorgjia 1177
Qipro 1150
Andorra 925
Malta 795
San_ Marino 716
Jersey 336
Isle_of_ Man 335
Guernsey 252
Faroe_Islands 225
Gjibraltar 188
Monako 120
Liechtenstein 89
Vatikani 12