.

vije ndarëse

Postuar më: 31/12/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 423 testime, 26 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

31 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 423 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në Bashkitë:
9 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kavajë, Dibër, Kuçovë.
Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,987 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 31 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 423
Testime totale 2,019,967
Raste pozitive 332,794
Raste të shëruara 328,987
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 149
Fier 27
Vlorë 11
Gjirokastër 6
Shkodër 4
Kukës. 3
Berat. 3
Dibër. 3
Durrës. 2
Lezhë. 2
Elbasan. 1