.

vije ndarëse

Postuar më: 13/12/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 424 testime, 32 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit 

13 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:
 14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan.
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,670 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 13 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                32
Të shëruar në 24 orë             11
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       424
Testime totale                   2,013,492
Raste pozitive                      332,453
Raste të shëruara                  328,670
Raste Aktive                             189
Humbje jete                              3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                    137
Vlorë                         15
Fier                           11
Gjirokastër                9
Lezhë.                        5
Durrës.                      4
Elbasan.                   3
Shkodër                 3
Berat.                        2