.

vije ndarëse

Postuar më: 28/09/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 656 testime, 63 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 65 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 63 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 63

Të shëruar në 24 orë 65

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 656

Testime totale 1,980,218

Raste pozitive 330,983

Raste të shëruara 326,882

Raste Aktive 512

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 259

Elbasan 53

Fier 44

Vlorë 37

Durrës 26

Dibër 19

Shkodër 17

Korçë 15

Lezhë 14

Gjirokastër 13

Berat 10

Kukës 5