.

vije ndarëse

Postuar më: 03/01/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 testime, 3 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Tiranë.
Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,052 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Janar 2023)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 82
Testime totale 2,020,208
Raste pozitive 332,803
Raste të shëruara 329,052
Raste Aktive 155
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 125
Fier 13
Shkodër 3
Berat. 3
Durrës. 2
Vlorë 2
Dibër. 2
Lezhë. 2
Kukës. 2
Gjirokastër 1