.

vije ndarëse

Postuar më: 30/01/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 92 testime, nuk ka qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

30 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 92 testime, nga të cilët nuk ka qytetarë me rezultat pozitivë me COVID19.
Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,512 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 30 Janar 2023)
Raste të reja ditore 0
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 92
Testime totale 2,030,309
Raste pozitive 333,223
Raste të shëruara 329,512
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 97
Vlorë 8
Fier 7
Durrës. 2
Berat. 1