Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot fëmijët e shtruar në spitalin Pediatriak të Tiranës.
Në një aktivitet të organizuar për festat e Fundvitit, Koçiu ndau dhuratat fëmijëve që po marrin trajtim në pediatri, të cilët padyshim i pritën me padurim.
“Jemi këtu për fëmijët për të festuar bashkarisht. Ju urojmë shëndet të plotë, të shëroheni sa më shpejt e të keni një vit sa më të mbarë pranë familjeve tuaja”, u shpreh ministrja Koçiu tha se
Ministrja e Shëndetësisë vizitoi edhe vogëlushët që po marrin trajtim të specializuar mjekësor në spitalin Pediatrik.
Në Spitalin e ri Pediatrik ofrohen tashmë kushte me standarde bashkëkohore duke përfshirë tre shërbime: urgjencën, reanimacionin dhe kirurgjinë infantile.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.