Spitali i Peshkopisë është i radhës që ka arritur të realizojë me sukses një ndërhyrje kirurgjikale nëpërmjet aparaturës së laparoskopit.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila thekson se me investimet e bëra edhe në spitalet rajonale, tashmë është e mundur që të kryhen ndërhyrje kirurgjikale me aparatura bashkëkohore.
Koçiu thekson se falë edhe trajnimit të burimeve njerëzore, kolecistektomia e apendiciti bëhen nëpërmjet aparaturës së laparoskopit.
Ministrja nënvizon se vetëm pak ditë më parë, mjekja e re kirurge, Dr. Juliana Shahu e cila i është bashkuar ekipit të mjekëve të këtij spitali, realizoi ndërhyrjen e apendektomisë me aparaturën e laparokopisë.
Ajo falënderon edhe mjekun kirurg Dr. Gazmend Xhembulla, anestezistit Dr. Riza Matoshi, si dhe infermierët që asistuan për kryerjen e këtij operacioni, Fatrie, Besa, Lavdie, Kadrie, Shaqe dhe Fisnik.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.