Urdhrit i Punonjësit Social
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të angazhimit dhe përmbushjes së të gjitha procedurave, në zbatim të Ligjit Nr.163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 18, njofton mbledhjen e Asamblesë së Parë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, e cila do të votojë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Urdhrit.
Asambleja e Parë e Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, do të mbahet ditën e shtunë, datë 18.12.2021, nga ora 10.00 -17.00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Asambleja do të nisë me seancën plenare, e cila do të zhvillohet nga ora 10.00- 11.00.
Procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 11.00-17.00.
Bashkëlidhur gjeni Listën e Kandidatëve për Kryetar të Urdhrit të Punonjësit Social; Listën e Kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Punonjësit Social; Rregulloren e Votimit dhe Listën e Anëtarëve të regjistruar që kanë të drejtë vote.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.